Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Parregullësia në provim: Ua panë sherrin telefonave që i dorëzuan (VIDEO)

NULL NULL
23.06.2025 20:38

Telefonat nuk i përdorën por sherrin u’a panë.

21 nxënës të Gjimnazit Xhavit Ahmeti në Gjilan nuk u lejuan t’I nënshtrohen testit të maturës, të shtunën, ani se celularët e tyre i dorëzuan para se të hynin në provim.

Për këtë arsye, këta dorëzuan një ankesë në organet e Ministrisë së Arsimit, të hënën.

Në përkrahje të nxënësve dolën edhe prindërit, të cilët i shoqëruan ata gjatë dorëzimit të ankesës.

Fajtor për krejt këtë një prind e lë atë që I largoi nxënësit nga salla.

Ndërkohë, shefi i vlerësimit të provimit, tha se rasti do të trajtohet në mënyrë të gjithanshme.

Deri në marrjen e vendimit nëse do t’iu mundësohet testimi, nxënësit druajnë se kjo vonesë mund t’iu kushtojë me humbjen e vitit akademik.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.