Parlamenti studentor i UGJ-së: Universitetit të Gjakovës po i jepet kahje politike NULL NULL 25.03.2018 16:52 25.03.2018 16:52 Zyra për informim e Parlamentit Studentor të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, përmes një komunikate për media kanë shprehur shqetësime se këtij universiteti po i jepet kahje politike, njofton Klan Kosova. Bëhet fjalë për një asamblist, i cili nuk është student, sipas studentëve ankues, e i cili ka përfaqësuar Universitetin në Edrine të Turqisë. “Një grup studentësh nga Universiteti i Gjakovës kanë organizuar një vizitë formale në Turqi nga 14-18 mars, në Universitetin e Edirnesë ‘Trakya Universitesi’, pa lejen e Parlamentit Studentor, ndër të tjera Universitetin e Gjakovës e përfaqësoi asamblisti nga radhët e AAK-së në Kuvendin Komunal të Gjakovës, Faton Gutaj”m thuhet në ankesë. “Përmes kësaj deklarate shprehim shqetësimin tonë që Universitetit të Gjakovës po i jepet kahje politike përmes personave të caktuar duke mos dhënë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe në mënyre jozyrtare përdorin simbolet dhe thirren në emër të Universitetit, duke mos qenë fare student të këtij Universiteti”. “Presim që edhe menagjmenti i Universitetit të Gjakovës të reagojë e të merr masa disiplinore ndaj veprimeve degraduese ndaj Universitetit”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.