Parlamenti i Hungarisë ratifikon anëtarërsimin e Finlandës në NATO NULL NULL 28.03.2023 17:25 28.03.2023 17:25 Parlamenti i Hungarisë ka miratuar anëtarësimin e Finlandës në NATO, me 182 vota për dhe gjashtë kundër. Për muaj me radhë qeveria hungareze kishte shtyrë votimin teksa të gjithë anëtarët e tjerë të aleancës e kishin ratifikuar anëtarësimin e Finlandës, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se ditë me parë edhe Turqia ka miratuar anëtarësimin e Finlandës në NATO teksa për muaj me radhë kishte penguar këtë proces. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.