Parisienët votuan për ndalimin e skuterëve elektrikë me qira NULL NULL 03.04.2023 22:24 03.04.2023 22:24 Banorët e Parisit kanë votuar për ndalimin e skuterëve elektrikë me qira në kryeqytetin francez. Pothuajse 90 për qind e atyre që dolën të dielën në një referendum të organizuar nga zyra e kryebashkiakut të Parisit votuan për ndalimin e skuterëve elektrikë me qira, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova. Pjesëmarrja ishte shumë e ulët, megjithatë, me vetëm 7.46 për qind të votuesve të regjistruar që hodhën votën e tyre në një nga 203 qendrat e votimit të hapura për këtë rast. “Më 1 shtator, nuk do të ketë më skuterë me qira në Paris. … Kjo është një fitore për demokracinë lokale,” tha kryebashkiaku i Parisit, Anne Hidalgo, në një konferencë shtypi gjatë fundjavës. Ndalimi do të hyjë në fuqi në fund të gushtit, kur skadojnë kontratat e operatorëve të skuterëve të qytetit. klankosova.tv