Paris Jackson mund të martohet së shpejti NULL NULL 04.06.2019 10:00 04.06.2019 10:00 Paris Jackson së shpejti mund të martohet me të dashurin e saj Gabriel Glenn. Page Six ka raportuar se vajza e Michael Jackson dhe i dashuri i saj tashmë kanë bërë plane për martesë. “Ata nuk planifikojn që të martohen së shpejti, por kanë plane më afatgjata për këtë”, ka thënë një burim pranë çiftit. Paris dhe Gabriel përpos të dashur janë edhe kolegë në grupin e muzikës funky “Sound Flowers”. Duke gjykuar nga llogaritë në mediat sociale të Paris, çifti është në lidhje dashurie për 13 muaj. Më 28 prill, ajo kishte postuar disa fotografi me ‘princin’ e saj. “Falemnderit që më bën vajzën më të lumtur dhe më më fat në botë. Urime përvjetorin dashuri. Mezi po pres që të bëjmë sërish një udhëtim rreth Diellit”, ka shkruar ajo. View this post on Instagram you’re the light of my life. thank you for making me the happiest and luckiest girl in the world. happy anniversary baby ♥️ can’t wait for another trip around the sun A post shared by PK (@parisjackson) on Apr 28, 2019 at 7:30pm PDT