Paris Hilton tregon domethënien e emrit të vajzës së saj NULL NULL 23.04.2024 13:07 23.04.2024 13:07 Biznesmenja Paris Hilton; Foto: KARWAI TANG/WIREIMAGE Biznesmenja Paris Hilton ka folur për domethënien e emrit të vajzës së saj. Ajo në podcast-in e saj në iHeartRadio ka thënë se e ka një episod të veçantë pasi më në fund bashkë me bashkëshortin e saj e kanë prezantuar vajzën e tyre, London, për publikun e gjerë. “Zgjodha Londrën si emrin e saj sepse është një nga qytetet e mia të preferuara në botë. Dhe që kur isha e vogël, gjithmonë ëndërroja të kisha një vajzë të vogël me emrin London”. “Unë mendoj se tingëllon shumë bukur së bashku, Paris dhe Londër, dhe është thjesht një emër kaq i bukur dhe unik”, tha Hilton, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.