“Paratë e Maqedonisë me simbole e figura shqiptare” (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Paratë e Maqedonisë me simbole e figura shqiptare” (VIDEO)

NULL NULL
26/02/2017
Frika e mediave të afërta me Gruevskin; thonë se edhe paratë e Maqedonisë do bëhen me simbole e figura shqiptare.

Pas pajtimit për koalicion në mes të Zoran Zaev të LSDM-së dhe partive shqiptare dhe dakordësisë për dygjuhësi, disa media në Maqedoni, të afërta me Nikola Gruevskin e VMRO-DPMNE-në, kanë shkruar se po synohet shqiptarizim i Maqedonisë, njofton Klan Kosova.

Madje, ato shkruajnë se ekziston frika që edhe denari maqedonas do të ndryshohet duke iu vendosur simbole e figura të historisë shqiptare.

Propaganda e tyre shkona aq larg sa shkruajnë se valuta e ardhshme 1000 denarshe do të jetë me figurën e heroit shqiptar Adem Jashari.

Është punuar edhe një video që më pas është hedhur në Youtube ku tregohet një montim i një valute me pamjen e Adem Jasharit në njërën anë dhe shqiponjën në anën tjetër.

klankosova.tv