Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Parashqevi Qiriazi Master që në 1913-ën në SHBA

NULL NULL
02.10.2015 10:04

Revista “The Oberlin Review“ e datës 13 janar 1922, duke njoftuar për emërimin e Kristo Dakos në zyrën e Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, më 7 dhjetor 1921, mes tjerash rikujton, se Parashqevi Qiriazi ka marrë gradën akademike master në vitin 1913 në departamentin e edukimit të Universitetit të Oberlinit.

Teza e masterit e Parashqevi Qiriazit ishte: “Zhvillimi i shkollave në Perandorinë Turke dhe një sistem ideal i arsimit për Shqipëri” e përgatitur si tezë për marrjen e gradës akademike, master i edukimit (Parashqevi Qiriazi ka marrë gradën akademike A. M. në vitin 1913. Teza e masterit u mbrojt në qershor të vitit 1913 në Fakultetin e Pedagogjisë të Universitetit të Oberlinit në Ohio të SHBA – ve.

Për herë të parë është botuar në gjuhën angleze, në Boston, në vitin 1919, në kuadër të librit të Kristo Dakos, (Shqipëria, çelës i enigmës për Lindjen e Afërt), si pjesë shtojcës E, dhe atë nga faqja 248 deri në faqen 266. Përkthimi në gjuhën shqipe gjendet në veprën e Shefik Osmanit: “Trashëgimi social-pedagogjike”. Ndërkohë Parashqevi Qiriazi në SHBA hartoi edhe programin arsimor të Qeverisë së Përkohshme të Ismail Qemalit. Shkroi dhe botoi në Çikago veprën “Shkolla e vashave – Korçë” (The School for Girl – Kortcha, Albania).

Në temën e saj të dilpomës vihet re se ajo ka projektuar një sistem arsimor për Shqipërinë. Parashqevia parasheh që: “Çdo qytet të ketë shkolla elementare dhe të dyta, në kryeqytet të themelohet një universitet. Nëpër fshatërat të hapet vetëm shkollë elementare, edhe në katundet sipas nevojës”. Pastaj “Çdo qytet me gjithë krahinë, të ketë një pleqësi, përgjegjëse përpara Ministrit të Arsimit. Një nga anëtarët e kësaj pleqësije të jetë inspektor. Inspektori lipset të ketë stërvitje të veçantë për punë të tij”.

Ajo citon Stochtonin të ketë thenë: “Një njeri që nuku ka stërvitje në qëllimet e vërteta të arësimit kurrë nuku bën të emërohet inspektor”. Më tutje ajo vazhdon: “Një njeri që të jetë i zoti për këtë vent, lipset të ketë dije të gjërë në biollogji, soçiollogji, psikollogji, edhe pedagogji; përveç kësaj duhet të jetë i zoti të përdornjë gjykim për të radhiturit e kurseve të mësimit”. Qiriazi parasheh edhe një ministër të Arsimit si kryetar i një komisioni arësimtar, përgjegjës përpara Parlamentit.

Ajo e shtrinë rrjetin e saj arsimor përtej kufijve të zakonshëm arsimor të kohës. “Për të përmirësuarit të shoqërisë, sistemi shkollar lipset të përmbledhë edhe shkolla të veçanta për sakatërit”. Me “sakatër” ajo nënkupton “të verbërit, të shurdhrit dhe memecët”. Në bazë të edukimit dhe mësimit të tyre, ajo vendos “mësimet e punës së dorës”, pa përjashtuar dhe një kurs të shkurtër lëndësh të ndryshme që ata “të kenë rast të çvillojnë mendjen e tyre edhe të shijojnë nga thesaret e diturisë”. Sistemi ideal i arsimit sipas Parashqevi Qiriazit duhet të përfshijë:

1. Kopshtet e fëmijëve (Kindergarten ose Montessori);
2. Shkolla elementare (fillore);
3. Shkollat e dyta (të mesme);
4. Arsimi i lartë (universiteti);
5. Shkolla normale;
6. Shkolla speciale (për sakatërit).
Për këtë të fundit ajo thekson se përveç studmit të “Filozofinë e zhvillimit të mendjes së foshnjës” të ketë “Shkolla për sakatërit (speciale) – E nisur nga qëllime humanitare dhe pedagogjike”.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:

http://shqiptarja.com/kulture/2730/dokumenti–parashqevi-qiriazi-master-q–n–1913–n-n–shba-318960.html

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.