Parashikimi i motit për sot, vranësira dhe intervale me diell - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Parashikimi i motit për sot, vranësira dhe intervale me diell

NULL NULL
02.04.2023 07:19
Parashikimi i motit

Në Kosovë sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

“Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale, ndërsa minimale do të shënojnë ulje për 3-5 gradë Celsius”.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi  1-12 metër në sekondë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.