Parashikimi i motit për sot NULL NULL 02.02.2021 07:09 02.02.2021 07:09 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. IHK njofton se pas reshjeve të shiut sot, pritet të ketë kthjellime dhe rritje të temperaturave maksimale mbi vlerat e mesatareve. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë Celsius. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të elementeve meteorologjike. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11m/s.