Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme NULL NULL 06.04.2025 20:19 06.04.2025 20:19 Përgjatë javës që po vjen, sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat priten të lëvizin nga -4 deri në 13 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv. Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme: E Hënë, 07, Prill 2025 Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4C deri në -1°C, ndërsa ato maksimale nga 1°C deri në 4°C. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-3 m/s. E Martë, 08. Prill 2025 Parashikohet mot me vranësira te shpërndara dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të zbresin nga -4°C deri në -2°C, ndërsa maksimalet nga 3°C deri në 6°C. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit E Mërkurë, 09.Prill 2025 Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 °C deri në -1°C, ndërsa maksimalet nga 6°C deri në 9°C. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes. E Enjte, 10. Prill 2025 Moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell . Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1°C deri në 2°C, ndërsa ato maksimale nga 7°C deri në 11°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s. E Premte, 11. Prill 2025 Moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell .Temperaturat minimale . të lëvizin nga 0°C deri në 3C, ndërsa maksimalet nga 9°C deri në 13°C. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kica-Xhelili e cilëson blof politik letrën e Kurtit për takim me Abdixhikun (VIDEO) 08/04/2025
Kosova Gjini: Raportet me Nismën janë ftohur – edhe nëse Limaj shkon me Kurtin, do kemi zgjedhje për 10 muaj (VIDEO) 08/04/2025