Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Paraqitja e tenistëve kosovarë në Kampionatin Botëror të Tenisit “Billie Jean King Cup” në Portugali (VIDEO)

NULL NULL
14.04.2023 22:23
Jeton Hadërgjonaj

Vitin e kaluar ekipi i Kosovës arriti suksesin më të madh në histori në Kampionatin Botëror për Billie Jean Cup, duke u kualifikuar për të parën herë në play-off e duke kaluar në Grupi II të saj, pasi përmbylli ndeshjet e grupeve me tre fitore, duke mposhtur Kenian 3:0, Shqipërinë 2:1 ndërsa Naimbia kishte dorëzuar ndeshjen.

Kampionati botëror për Billie Jean King Cup 2023 u mbajt më 10 prill dhe zgjati deri më 15 prill 2023. Kosova për herë të parë ka luajtur në Grupin e II të Billie Jean King Cup , i cili u mbajt në Jamor Sports Complex, në Oeiras-Portugali, ku morën pjesë 11 shtete: Bosnia dhe Herzegovina, Estonia, Gjeorgia, Greqia, Irlanda, Israeli, Kosova, Lituania, Malta, Portugalia and Afrika Jugore.

Kosova duke qenë pjesë e grupit B, në të cilin ishin dhe pesë shtete, u përball me: Lituaninë, Estoninë, Gjeorgjinë, Irlandën dhe Afrikën Jugore.

Ekipi i Kosovës përbëhet nga tenistet: Arlinda Rushiti, Adrijana Lekaj, Vesa Gjinaj, Aja Broqi dhe Forta Morina në krye me kapitenin Osman Reçica.

Për më shumë rreth nivelit të këtij Kampionati Botëror, kuptoni nga materiali më poshtë:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.