Parandalohet futja e substancave narkotike në burgun e Gjilanit NULL NULL 31.08.2024 16:22 31.08.2024 16:22 Foto nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, substanca e dyshuar narkotike Sot, rreth orës 12:00 në Qendrën e Paraburgimit të Gjilanit është parandaluar futja e kontrabandës. Sipas një njoftimi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, gjatë kontrollit të pranimit të një të burgosuri, në rrobat e tij është gjetur një substancë e dyshuar narkotike, përcjell Klankosova.tv. Siç bën të ditur SHKK-ja, substanca e dyshuar narkotike është lokalizuar, ndërsa për rastin është njoftuar policia.