Paralajmërimi i Trumpit: Shtëpia e Bardhë nikoqire e “luftërave në kafaz” (VIDEO) NULL NULL 04.07.2025 20:20 04.07.2025 20:20 E votuan të parët për president, pikërisht një vit më parë. 12 muaj më pas, mijëra qytetarë të Iowas u tubuan sërish për Donald Trumpin, ani se temperaturat hipën goxha mbi 30 gradë. Presidenti erdhi të enjten mbrëma, në Du Moin, kryeqytetin e këtij shteti federal për të shënuar dy shekuj e gjysmë pavarësi amerikane, pikërisht në përvjetorin e parë të fitores së tij në zgjedhjet primare në Iowa. Në prag të festës së 4 korrikut, Trump u mburr me faktin se Kongresi miratoi ligjin për uljen e taksave që ai e mbështeste, të cilin e quan i madh e i bukur. Trump i kishte shpëtuar një tentative për ta vrarë atë, gjatë një tubimi elektoral në Pensilvani, më 14 korrik 2024. Atëherë kandidati për president po fliste pa u mbrojtur një xham të trashë antiplumb. Të enjten, një i tillë po i ofronte siguri në Du Moin. Pas festës së ditës së pavarësisë në këtë qytet, Trump tha se kësi evente të jashtëzakonshme do të ketë më shpesh gjatë këtij viti. Ai madje e dha idenë që për nder të 250 vjetorit të pavarësisë, të mbahen, në terrenet e shtëpisë së bardhë një ndeshje e kampionatit të luftës në kafaz, UFC. Këtu, sipas tij, do të ishin të pranishëm rreth 25 mijë njerëz. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025