Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Parakualifikimet, Eurobasket: Kosova nuk ia del as kundër Britanisë (VIDEO)

NULL NULL
07.08.2019 22:45

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes basketbollistike në mes të Kosovës dhe Britanisë së Madhe e vlefshme për fazën parakualifikuese për Kampionatin Evropian të Basketbollit.

Fraksioni i parë i lojës përfundoj me epërsi minimale të mysafirëve 27:28.

Çereku i parë i takimit ka përfunduar me rezultat 10:15 për britanikët.

Kurse çereku i dytë ishte në favor të Kosovës duke shënuar plot 17 pikë dhe duke pësuar 13.

Më të dalluarit në parket nga Kosova ishin: Valon Bunjaku me gjashtë pikë të realizuara dhe dy  kërcime, si dhe Mikaele Tmusic me po të njejtat statistika.

Tek Britania më efikasë ishin Luke Nelson me nëntë pikë, një asistim dhe kërcime, si dhe Conner Washington me tre pikë të realizuara.

Pjesa e dytë e ndeshjes u karakterizua me një dominim të lehtë të Britanisë së Madhe.

Çereku i tretë dhe i katërt i takimit i takoj atyre me rezultat 19 me 22 përkatësisht 17 me 21.

Rezultati përfundimtar i takimit Kosovë-Britani e Madhe 63:71.

Lojtari më i dalluar i takimit nga radhët e Dardanëve ishte Drilon Hajrizi, me 17 pikë, nëntë kërcime, dy asistime dhe dy topa të vjedhur.

Për Britaninë më i dalluari ishte Gabriel Olaseni, me 15 pikë, 13 kërcime, dy asistime dhe një bllokadë.

As në këtë ndeshje “verdhë e kaltërit“ nuk ia dolën të shënojnë fitore.

Në ndeshjen e parë Kosova u mposht ndaj Luksemburgut me rezultat 88 me 80.

Takimi i radhës për basketbollistët e vendit tonë do të jetë pikërisht ndaj Luksemburgut, më 14 gusht.

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.