Para se të ndaheni, bëjani vetes këto pyetje NULL NULL 12.09.2019 08:43 12.09.2019 08:43 Unhappy couple not talking after an argument in bed at home Një vit pas divorcit, cilësia e jetës së një gruaje ulet me 73%, ndërsa e një burri me 42%. Kjo është arsyeja pse psikologët ju rekomandojnë të mos merrni vendime në momentin që jeni me nerva, veçanërisht nëse e doni partnerin tuaj. Bëjani vetes disa pyetje dhe mendojeni gjithçka në tërësi. Të gjithë herët ose vonë do të hasin një situatë ku duhet të bëjnë një zgjedhje të vështirë-si për shembull për të shpëtuar një marrëdhënie-duke shpresuar që ajo do të kthehet në normalitet ose do të shkatërrohet, shkruan class.al, transmeton Klan Kosova. Psikologët nuk rekomandojnë ta lini një partner që e doni vërtet, por nuk ka asnjë kuptim të përmbaheni në marrëdhëniet “OK është, por jo e shkëlqyer” . Është e rëndësishme të merrni një vendim për të cilin të mos ndjeni keqardhje në të ardhmen. Mirëpo, përpara se të merrni vendimin për ndarje, duhet t’ia drejtoni këto pyetje vetes: Ky person me të cilin jam, a nxjerr nga unë më të mirën time? A kemi ne qëllime të njëjta në jetë për të ardhmen? A ndihem i lumtur apo i trishtuar me të gjatë gjithë kohës? A bëjmë ne të dy kompromise? Pse dua të ndahem nga ky person? Do të jetë jeta ime më e mirë pas kësaj ndarjeje? *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Ekspertët thonë se gratë duhet të flasin me burrin për atë që ndodh në dhomën e gjumit 26/06/2025