Para ndeshjes së titullit, Luis Enrique: Jam shumë i lumtur NULL NULL 27.04.2024 13:27 27.04.2024 13:27 Trajneri Luis Enrique ka folur në prag të ndeshjes së PSG-së kundër Le Havre që mund t’ua sjell edhe titullin e kampionit në Francë, shkruan Klankosova.tv Trajneri i parisienëve u shpreh se është tejet i lumtur për këtë sezon pozitiv, duke potencuar se është i bindur që sezoni tjetër do të jetë edhe më i mirë. “Jemi shumë pranë titullit kampion dhe është një moment i veçantë. Sinqerisht nuk e kisha menduar një skenar kaq pozitiv, kemi bërë një sezon shumë të mirë dhe jam i lumtur. Përfundimi i këtij sezoni është shumë motivues për ne. Jam i bindur se sezonin e ardhshëm do të jemi më mirë, ky është mesazhi që dua t’u dërgoj lojtarëve të mi”, u shpreh ai. Tutje, Enrique foli edhe për Dembelen, për të cilin tha se në Barcelonë u ka kryer shumë punë me asistime. “Ousmane kishte shënuar vetëm një gol para Barcelona-s, por me 10 asistime dhe na ka ndihmuar gjithmonë. Për ne është një lojtar i rëndësishëm dhe jam i lumtur nga harmonia që grupi ka, kjo është ajo që ka vlerë për mua”, tha ai.