Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Para mbajtjes së performancës, Vetëvendosje takoi sot Policinë e Kosovës

NULL NULL
28.05.2020 13:49

Lëvizja Vetëvendosje sot do të organizojë edhe një tjetër aktivitet si “provë” për protestë, e ku të pranishëm pritet të jenë rreth pesë mijë persona.

Por, disa orë para se të mbahet tubimi i paralajmëruar, organizatorë të tij, janë takuar me Policinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Siç ka konfirmuar sekretarja organizative e VV-së, Vlora Haxhimehmedi, takimi është mbajtur në atë formë që mbarëvajtja e protestës të shkojë sa më mirë.

”Sot prej orës 17:00 organizojmë provën e radhës për një protestë të mundshme në rrethana pandemie. Kur kërkesa për protestë është tejet e madhe për shkak të zhvillimeve në vend, prova si kjo shtojnë kujdesin dhe sigurinë për organizim në të ardhmen.

Meqenëse prova është në përmasa shumë më të mëdha, ne kemi njoftuar me kohë Policinë e Kosovës për këtë performancë. Pra, në mënyrë që mbarëvajtja të shkojë në mënyrë sa më të mirë ne mbajtëm edhe një takim me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, z. Major Musli Salihun së bashku me pjestarë të tjerë me ç’rast i diskutuam të gjitha detajet e kësaj prove.

Pjesëmarrësit në këtë provë do t’i respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe ato të Ministrisë së Shëndetësisë. Në sheshet ”Skenderbe”, ”Ibrahim Rugova” dhe ”Adem Jashari”, do të kemi përgjegjës të cilët do të i udhëzojnë të gjithë aktivistët tanë nëpër pikat përkatëse. I lusim edhe qytetarët që të iu përmbahen udhëzimeve të njëjta, dhe udhëzimeve të policisë që sot do të jetë së bashku me ne në terren.

Me distancë e me masa mbrojtëse do të performojmë në mënyrë paqësore një protestë të mundshme. Shëndeti publik dhe shëndeti i Republikës janë para se të gjithash”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.