Para disa ditësh u kapën 4 kilogramë marihuanë, sot arrestohet një person në veri të Mitrovicës NULL NULL 27.03.2023 22:34 27.03.2023 22:34 Policia SHBA Amerike Policia ka arritur ta arrestojë një person me inicialet I.R, në veri të Mitrovicës. Ai ra në pranga nga Anti-Droga pas një aksioni të zhvilluar atje më 24 mars, ku ishin të konfiskuar 4 kilogramë marihuanë. I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. “Si prova materiale Policia nga i dyshuari ka sekuestruar një automjet dhe një telefon, përderisa njësia e antidrogës së Mitrovicës veri janë duke kryer hetime relevante për rastin”, thuhet në njoftimin e policisë përcjell Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.