Papa u bën thirrje politikanëve t’u përgjigjen sfidave të paraqitura nga inteligjenca artificiale NULL NULL 21.06.2025 15:03 21.06.2025 15:03 Papa Leo Papa Leoni i paralajmëroi politikanët të shtunën për sfidat që paraqet rritja e inteligjencës artificiale (AI), duke e trajtuar ndikimin e saj të mundshëm tek të rinjtë si një shqetësim kryesor. Duke folur në një aktivitet ku mori pjesë kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe delegacione parlamentare nga 68 vende, Papa Leo rishikoi një temë që e ka ngritur disa herë gjatë javëve të para të papatit të tij. “Në veçanti, nuk duhet harruar se inteligjenca artificiale funksionon si një mjet për të mirën e qenieve njerëzore, jo për t’i zvogëluar apo edhe për t’i zëvendësuar ata”, tha Leoni në një aktivitet të mbajtur si pjesë e Jubileut ose Vitit të Shenjtë Katolik Romak, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv. Mbështetësit e inteligjencës artificiale thonë se ajo do të përshpejtojë progresin shkencor dhe teknologjik dhe do t’i ndihmojë njerëzit të kryejnë detyra rutinë, duke u dhënë atyre më shumë kohë për të ndjekur punë me vlerë më të lartë dhe krijuese. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ekskluzive: Arrestohen dhe ndalohen nënkoloneli dhe kapiteni policor të suspenduar në Pejë 4 minuta më parë