Papa Leo kërkon armëpushim të menjëhershëm NULL NULL 12.04.2026 18:09 12.04.2026 18:09 Papa Leo XIV bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm të dielën, ndërsa luftimet, duke u bërë apel të gjitha palëve që të respektojnë ligjin ndërkombëtar dhe të mbrojnë civilët. Duke folur pas lutjes së tij të mesditës në Vatikan, Papa u shpreh se ndihej “më afër se kurrë” me popullin e Libanit, transmeton Klankosova.tv. During Pope Leo XIV’s Prayer Vigil for Peace in the world, the Pope appeals to leaders of nations to stop and sit at the table of dialogue and mediation, “not at the table where rearmament is planned and deadly actions are decided!” He also insists that the Church will always… — Vatican News (@VaticanNews) April 12, 2026 Ai theksoi se parimi i humanitetit i detyron të gjitha palët të mbrojnë popullatat civile nga pasojat e luftës, ndërkohë që sulmet izraelite vazhdojnë në rajonet jugore. Apeli i tij vjen në një moment kur operacionet ushtarake janë intensifikuar në jug të Libanit ditët e fundit, pas veprimeve të reja tokësore dhe shkëmbimeve të zjarrit me raketa ndërkufitare në fillim të prillit 2026. Ndërsa sulmet në Bejrut janë zbutur, përleshjet vijojnë pranë kufirit, duke rritur shqetësimet e vëzhguesve ndërkombëtarë. Papa Leo gjithashtu uroj edhe Pashkët Ortodokse dhe bëri thirrje për më shumë vëmendje ndaj konflikteve në Ukrainë dhe Sudan.