Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Papa Françesku takon Jimmy Fallon dhe mbi 100 humoristë të tjerë në Vatikan

NULL NULL
14.06.2024 13:31
Papa Françesku dhe Jimmy Fallon
Papa Françesku dhe Jimmy Fallon

Papa Françesku është takuar me më shumë se 100 komedianë nga e gjithë bota, duke përfshirë Jimmy Fallon, Chris Rock dhe Whoopi Goldberg, në Vatikan në Romë.

Papa tha se humoristët kanë “fuqinë për të përhapur qetësi dhe buzëqeshje” në një botë ku njerëzit janë të zhytur në “shumë emergjenca sociale dhe personale”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Ju i bashkoni njerëzit sepse e qeshura është ngjitëse”, shtoi ai.

Argëtuesit u pritën në Vatikan disa orë përpara se Papa të pritej në Pulia për samitin e G7.

Gjatë audiencës me 107 humoristë nga 15 vende, Papa vlerësoi aftësinë e tyre për t’i bërë njerëzit të buzëqeshin.

lajme të ngjashme