Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Panairi i Librit rikthehet pas dy vjetësh

NULL NULL
30.05.2022 23:55

Pas dy vjetësh, do të mbahet sërish Panairi i Librit në Kosovë.

Kjo ngjarje do të ndodhë për pesë ditë, në datat 7 deri më 12 qershor në Pallatin e Rinisë, me organizimin e Shoqatës së Botuesve.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga ora 9:00 deri në ora 20:00 dhe hyrja për vizitorë do të jetë pa pagesë.

Aty do të marrin pjesë 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora, ku do të jenë rreth dy mijë tituj të rinj.

Kështu, ky panair do të vijë pas dy vjetësh mungesë, për shkak të gjendjes së atëhershme me pandeminë Covid-19.

lajme të ngjashme