Pamjet me dron tregojnë pasojat e aksidentit tragjik në Greqi (VIDEO) NULL NULL 01.03.2023 08:40 01.03.2023 08:40 Aksidenti mes dy trenave në Greqi ka lënë 32 të vdekur Pamjet me dron tregojnë kanë shfaqur pasojat e një aksidenti vdekjeprurës treni pranë qytetit të Larisës, në Greqinë veriore. Një tren pasagjerësh me 350 udhëtarë është përplasur me një tren mallrash në luginën e Tembit pranë Larissës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Si pasojë 32 persona kanë vdekur dhe 85 janë lënduar, 25 prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike. Ndërsa, 270 të tjerë janë transportuar me autobusë në Selanik. Në vegzën më poshtë mund t’i gjeni pamjet e regjistruara nga droni: https://www.bbc.com/news/av/world-europe-64808067 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.