Pamje të Spallettit dhe Buffonit, një ditë para ndeshjes në Signal Iduna Park NULL NULL 14.06.2024 15:46 14.06.2024 15:46 Gianluigi Buffon dhe Luciano Spaletti gjatë stërvitjes së skuadrës italiane. Foto: Klankosova.tv Drejtori i futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, në një lidhje direkte nga stadiumi Signal Iduna Park, bëri të ditur se Shqipëria do ta ketë stërvitjen e fundit në këtë stadium sot nga ora 18:30, ndërsa në 17:45 kombëtarja shqiptare do ta mbajë konferencën. Tashmë kombëtarja italiane ka nisur me konferencën, teksa Sadiku bëri të ditur se kishte mundësi ta pyeste portierin Gianluigi Donnarumman për opinionin e tij rreth kombëtares shqiptare. “Donnarumma tha se duhet të kenë kujdes nga kundërsulmet e Shqipërisë. Është një grup tepër kompakt që nëse hapemi do të na dënojnë”. “Shumë respekt pati edhe Spalletti, përmendi me emra disa prej lojtarëve që kanë shumë eksperiencë, si Nedim Bajrami, Etrit Berisha, Ylber Ramadani, shumë futbollistë që e njohin mirë karakterin e futbollit italian dhe mund t’i bëjnë dëm nesër Italisë”, tha Sadiku në “Kosova Today”, njofton Klankosova.tv. Klan Kosova gjendet brenda stadiumit Signal Iduna Park ku ka kapur Gianluigi Buffonin dhe Luciano Spalettin gjatë stërvitjes së skuadrës italiane. Kujtojmë se Shqipëria nesër do ta luajë ndeshjen e parë në Euro 2024 përballë Italisë, nesër me fillim nga ora 21:00. Kjo sfidë, ashtu sikur edhe i tërë Kampionati Evropian, do të transmetohet në Klan Kosova dhe Artmotion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.