Pamje të reja nga hyrja e xhandarëve serbë në Karaçevë (VIDEO)

Pamje të reja nga hyrja e xhandarëve serbë në Karaçevë (VIDEO)

2 muaj më parë

Të premten (07 gusht, 2020) nëpër rrjetet sociale qarkulluan disa video dhe fotografi ku shiheshin xhandarë serbë që kishin hyrë në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

Kjo gjë ngjalli reagime të shumta – sidomos tek disa banorë të asaj zone, të cilët thanë se po ndjehen të rrezikuar.

Ish-kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar disa video ku shihen xhandarët serbë nga një kënd tjetër duke kaluar afër shtëpisë së tij.

“Ja edhe video nga kamera e shtëpisë ku shihet qartë duke kaluar ushtarët serbë me disa qenë nëpër rrugën e lagjes sonë në Karaçevë të Poshtme të komunës së Kamenicës, më 07.08.2020 rreth orës 18:05”.

klankosova.tv