Pamje rrëqethëse nga parakalimi i FSK-së dhe Policisë (VIDEO) NULL NULL 17.02.2023 15:22 17.02.2023 15:22 Me rastin e 15-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës, si çdo përvjetor tjetër, bënë parakalimin e tyre, në sheshin e Prishtinës. Me lejen e Komandantes Supreme, Vjosa Osmanit, të gjitha njësitë e FSK-së dhe Policisë, parakaluan pranë qytetarëve të shumtë që shikonin me ngazëllim, raporton Klankosova.tv. Para fillimit të parakalimit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti mbajtën fjalime rasti, ku përgëzuan FSK-në dhe Policinë për të arriturat, si dhe përmendën aksionin e fundit të FSK-së, të cilët shkuan në Turqi për të ndihmuar të prekurit nga tërmetet. Presidentja Osmani po ashtu përmendi profesionalizmin e Policisë, për të mbajtur nën kontroll situatën tensionuese në veri të vendit, në muajin dhjetor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 56 minuta më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 3 orë më parë