Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pamje që ju lënë pa frymë – kjo është Kroacia e bukur (FOTO)

NULL NULL
24.05.2021 22:37

Pallate mesjetare dhe plazhe të virgjëra, ky është destinacioni mahnitës që i ka të gjitha dhe është më afër sesa që mendoni.

Me plazhet që kanë ujin e pastër kristal dhe pamjet e bujshme, ky destinacion i bukur për pushime mund të duket sikur është një botë larg.

Mund t’i shëtisni pallatet e lashta që ju lënë pa frymë, darkoni në kuzhinën autentike, bëni një udhëtim me vela nëpër ishujt e largët, pastaj relaksoheni në një nga plazhet e bukura.

Ka shumë për të bërë në Kroaci, pjesa më e vështirë e vizitës në këtë arkipelag idilik është ajo se cilat gjëra t’i vendosni në krye të listës suaj.

Kroacia është e famshme për plazhet e saj. Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar perla të fshehura, gjire të izoluara ose plazhe nudiste – të gjithë janë të rrethuar nga Adriatiku i ndritshëm.

Ndërsa Gornja Vala e bukur në rivierën Makarska, është një hapësirë ​​e gjerë me guralecë të bardhë, me ullishte dhe pisha.

Këtu, mund të shijoni kayaking dhe të zhyteni, pastaj të endeni në qytetin bregdetar aty pranë në Gradac, për të provuar kuzhinat e shijshme lokale.

Mund të gëzoni pamje të mrekullueshme malore, derisa lundroni në gjiret piktoreske për t’u ankoruar dhe përhumbur nëpër rrugët e ngushta dhe shtëpitë prej guri të fshatrave të bukura.

Po ashtu ju mund të shfrytëzoni maksimalisht kohën jashtë detit, duke u zhytur në ujërat e ngrohta e të kristalta.

Adriatiku vezullues ofron prodhimet e detit, klima është ideale për prodhimin e verës dhe vaji i ullirit është jashtëzakonisht i përdorur.

Çdo pëllëmbë e Kroacisë po shpërthen me kulturë nga bollëku i saj me muzeve, kisha, kështjella dhe fshatra antikë.

Falë gjeografisë së veçantë të arkipelagut, këta ishuj janë të pasur me tradita dhe pasurohen me një trashëgimi të mrekullueshme unike.

Në qytetin e dytë më të madh të Kroacisë, Split, pallati i Dioklecianit i shekullit të IV është një nga monumentet më të ruajtura të arkitekturës Romake në botë.

Ndërsa qyteti i vjetër i Dubrovnikut në bregdetin Dalmat, njihet si një nga qytetet mesjetare më të mira dhe më të ruajtura në botë që është gjithashtu një trashëgimi botërore e UNESCO-s.

Në ishullin Hvar, në qytet është vendi ku do të mund të gjeni një shesh të madh me restorante dhe bare, si dhe katedralen e Shën Stefanit, e cila daton në shekullin e 12-të.

Gjithashtu mund t’i vizitoni teatrot historike, galeritë e mahnitshme të artit, pallatet dhe fortesat, që të gjitha këto mund të japin përshtypjen e një udhëtimi të paharrueshëm.

klankosova.tv

lajme të ngjashme