Pamje nga çasti i plaçkitjes në Suharekë – përdoren armë të gjata (VIDEO) NULL NULL 22.11.2023 16:48 22.11.2023 16:48 Disa persona të panjohur kanë plaçkitur një argjendari në Suharekë. Klan Kosova ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, nga ku mund të vërehet se ata kanë përdorur edhe armë të gjata gjatë plaçkitjes. Klan Kosova përmes burimeve mëson se një polic ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.