Pamje nga brenda takimit të Vuçiqit me Borrellin dhe Lajçakun (VIDEO) NULL NULL 14.09.2023 10:01 14.09.2023 10:01 Raundi i ri i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ka filluar në orën 9 të mëngjesit me takime të ndara midis Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrellit, dhe të dërguarit special të BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçakut, së pari me delegacionin e Beogradit të kryesuar nga Aleksandar Vuçiq. Borrelli dhe Lajçaku, me fillim nga ora 10:00, do të takohen edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, raporton Klankosova.tv. Takimi trepalësh, sipas njoftimit, do të fillojë nga ora 11:00 dhe temë diskutimi do të ketë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 6 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 7 orë më parë