Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pamje nga arrestimi i 35-vjeçarit që shpërndante kokainë në Tiranë (VIDEO)

NULL NULL
26.06.2026 13:36
Pamje të publikuara nga Policia e Shqipërisë.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se është finalizuar operacioni antidrogë, i koduar “Implikimi”.

Në pranga ka rënë një 35-vjeçar që u kap në Bërzhitë, me lëndë narkotike me vete, me qëllim shitjen e tyre.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, atij iu gjetën: 833 gramë lëndë e dyshuar narkotike lokainë, 576 gramë lëndë e dyshuar narkotike kannabis sativa dhe 930 euro të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.

“Lëndët dhe paratë u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin e të arrestuarit. Nga hetimet dyshohet se ai i kishte siguruar lëndët narkotike, me qëllim shitjen në sasi të konsiderueshme, kryesisht në zonën ku u kap dhe në Qytet Studenti”, thuhet në njoftim.

Policia e Shqipërisë gjithashtu ka publikuar edhe pamje nga momenti i arrestimit të 35-vjeçarit./Klankosova.tv

lajme të ngjashme