Pamje mahnitëse të piramidave në Sudan (VIDEO) NULL NULL 24.02.2017 12:00 24.02.2017 12:00 Kur dëgjojmë për piramidat menjëherë kemi në mendje Egjiptin. Megjithatë aty nuk gjenden piramidat e vetme. Në Sudanin Verior gjenden disa piramida 3,000 vjeçare, që deri në ditët e sotme janë një mister. Ekzistojnë disa teori megjithatë ende askush nuk e di se si realisht janë ndërtuar apo pse. Përveç kësaj interesante është edhe preciziteti matematikorë dhe përmbajtja astronomike e strukturës së tyre. Edhe pas mijëra vitesh ato qëndrojnë në një gjendje të mahnitshme. E Alan Turchik nga National Geographic ka realizuar një video me dron ku shihet pamja e tyre mahnitëse.