Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Paltrow e pikëlluar për miqtë e saj në Los Angeles

NULL NULL
09.01.2025 22:36

Aktorja Gwyneth Paltrow ndjehet e thyer emocionalisht nga zjarri që shpërtheu në qytetin ku banojnë shumica e figurave publike amerikane, Los Anxhelos.

Me a në të një postimi në Instagram, ajo shkruan se është në pikëllim të thellë për kaq shumë nga miqtë e saj të ngushtë që kanë humbur gjithçka.

“Faleminderit atyre që pyesin, aktualisht jemi mirë. Kur zjarri të shuhet, do të ketë më shumë për të thënë dhe gjithçka për të bërë”.

“Qyteti i engjëjve do të ketë nevojë për engjëj të të gjitha llojeve. Ju lutemi të gjithëve, qëndroni të sigurt dhe vigjilentë”, shkroi ajo mes tjerash në postim.

Zjarret në Los Anxhelos po vazhdojnë ende, me autoritetet atje që po mundohen t’i vënë nën kontroll. Tashmë janë identifikuar dhe viktimat e para që ku zjarr ka shkaktuar.

A firefighter battles the Palisades Fire as it burns a structure in the Pacific Palisades neighborhood of Los Angeles, Tuesday, Jan. 7, 2025. (AP Photo/Ethan Swope)
lajme të ngjashme