Palmer: Duam të shohim dialog dhe marrëveshje për Reformën Zgjedhore NULL NULL 08.11.2019 14:09 08.11.2019 14:09 Matthew Palmer, i Dërguari i Posaçëm i Departamentit Amerikan për Ballkanin Perëndimor, ka bërë sërish thirrje për një dialog midis opozitës dhe mazhorancës për arritjen e një marrëveshjeje për Reformën Zgjedhore. “Është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë janë të forta, që zgjedhjet janë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike”, ka deklaruar Palmer nga Davosi i Zvicrës ku po zhvillohet Forumi Ekonomik. Sipas Palmer, kjo marrëveshje çon sërish drejt normalitetit në demokracinë shqiptare. “Prandaj, do të na pëlqente që të shihnim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që çon sërish drejt normalitetit për demokracinë shqiptare”./ Top Channel *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sekretari i Thesarit amerikan, Muskut: Fokusohu te kompanitë e tua, jo në politikë 5 minuta më parë
Kosova Ramadani: Kërcënimi me bombë dhe shpërthimi në Ibër-Lepenc të zbardhen me shpejtësi 16 minuta më parë