Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Palestinezët vrasin një çift izraelit në sytë e 4 fëmijëve

NULL NULL
02.10.2015 13:06
Israeli soldiers inspect a Palestinian car at a checkpoint close to the West Bank village of Beit Furik, east of Nablus on October 2, 2015, after Palestinian gunmen killed an Israeli couple the night before. Israel deployed hundreds of troops in a hunt for suspected Palestinian gunmen after an Israeli couple were killed in front of their children in the occupied West Bank. AFP PHOTO / JAAFAR ASHTIYEH

Një çift izraelit është vrarë gjatë orëve të vona të mbrëmjes të së enjtes teksa po voziteshin me makinën e tyre në qytetin West Bank në Jerusalem, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.

Autoritetet izraelite janë mobilizuar duke e kontrolluar zonën për shkak se kishin dyshime se sulmuesit ishin palestinezë.

Në momentin që ka ndodhur sulmi në veturë ishin edhe katër fëmijët e çiftit, duke përfshirë edhe një foshnje 4 muajshe, mirëpo asnjëri prej tyre nuk ka marr lëndime nga sulmi.

Grupi islamik palestinez më vonë e ka marrë përsipër sulmin duke e cilësuar si “operacion heroik nga luftëtarët e rezistencës së Palestinës”.

Tensionet politike dhe përplasjet fizike janë të larta në mes izraelitëve dhe palestinezëve dhe kjo çështje tashmë ka kaluar edhe në instanca ndërkombëtare.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.