Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Palestina për herë të parë këtë vit pjesë e Miss Univerese

NULL NULL
19.08.2025 18:27

Një palestineze do të marrë pjesë për herë të parë në garën e Miss Universe më vonë këtë vit, ka njoftuar kompeticioni.

Nadeen Ayoub, 27 vjeç, e cila u shpall Miss Palestine në një garë të vitit 2022, do të marrë pjesë në ngjarjen që do të mbahet në Bangkok, Tajlandë, më 21 Nëntor, transmeton klankosova.tv.

“Ne e mirëpresim znj. Ayoub për të përfaqësuar Palestinën përkrah delegatëve globalë, duke festuar diversitetin dhe fuqizimin e grave”, tha Organizata Miss Universe për CNN të hënën.

“Znj. Ayoub, një aktiviste dhe modele e arritur nga Palestina, përfaqëson qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë që përcaktojnë platformën tonë”, thuhet në njoftimin e organizatës.

Në Instagram, Ayoub shtonte se ndihej e “nderuar” që do të merrte pjesë.

“Sot, do të ngjitem në skenën e Miss Universe jo vetëm me një titull, por me një të vërtetë”, tha ajo.

“Ndërkohë që Palestina kalon nëpër dhimbje, veçanërisht në Gaza, unë mbaj zërin e një populli që refuzon të hesht”.

lajme të ngjashme