Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pakistani regjistron numrin më të ulët të rasteve me COVID-19 që nga muaji mars

NULL NULL
07.06.2021 12:41

Pakistani ka raportuar një mijë e 490 raste të reja me COVID-19 – kjo rezulton të jetë shifra më e ulët ditore që nga marsi kur vala e tretë e virusit goditi vendin.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Pakistanit, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 arriti në 933 mijë e 630, prej të cilëve 864 mijë e 931 janë shëruar, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë ditës së kaluar, 58 persona humbën jetën nga virusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 21 mijë e 323.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve aktive gjithashtu ra në 47 muhë e 376, nga mbi 70 mijë sa ishte më 15 maj.

Rënia e fundit në numrin e rasteve shihet si rezultat i një bllokimi të rreptë të vendosur nga qeveria gjatë dy muajve të fundit.

Autoritetet pakistaneze gjithashtu bëjnë të ditur se më shumë se 9,2 milionë njerëz janë vaksinuar deri më tani në vend.

lajme të ngjashme