Pakistani arreston qindra persona gjersa ish-kryeministri paraqitet në gjykatë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pakistani arreston qindra persona gjersa ish-kryeministri paraqitet në gjykatë

NULL NULL
10.05.2023 12:56
Pakistan ish kryeministri

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është paraqitur para një gjykatësi, një ditë pasi arrestimi i tij me akuza për korrupsion shkaktoi protesta mbarëkombëtare.

Rreth 1 mijë  janë arrestuar, thotë policia, që kur Khan u mbajt në Islamabad me akuza të cilat ai i mohon.

Arrestimi përshkallëzoi në mënyrë dramatike një betejë politike midis zotit Khan dhe ushtrisë së fuqishme pakistaneze.

Dënimi do ta skualifikonte atë nga kandidimi për zgjedhje.

Të paktën dy persona vdiqën në protestat e dhunshme që shpërthyen në disa qytete në të gjithë Pakistanin pas arrestimit të tij të marten, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ish-ylli ndërkombëtar i kriketit, 70 vjeç, u rrëzua prillin e kaluar, më pak se katër vjet në mandatin e tij si kryeministër.

Në nëntor, ai u qëllua në këmbë ndërsa po bënte fushatë mes turmave në qytetin e Wazirabad.

Ai ka akuzuar një zyrtar të lartë të inteligjencës për kryerjen e sulmit – një akuzë e mohuar fuqishëm nga ushtria ditët e fundit. Një ditë para arrestimit të tij, ushtria e kishte paralajmëruar Khan që të mos përsëriste akuzat.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.