Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pakistan: Vdes gruaja që refuzoi të martohej

NULL NULL
01.06.2016 17:18

Një grua pakistaneze, e cila u djeg për së gjalli pasiqë refuzoi të martohej, ka vdekur sot pas lëndimeve të marra, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Maria Sadaqat, arsimtare në moshë të re, u sulmua në shtëpinë e saj nga një grup meshkujsh të dielën dhe ka vdekur në spital në Islamabad këtë të mërkurë.

Sipas familjarëve të saj, ajo kishte refuzuar propozimin për martesë nga djali i pronarëve të një shkolle, në të cilën kishte punuar më parë.

Sulmet mbi gratë të cilat refuzojnë martesë janë të shpeshta në Pakistan.

Ministri Shahbaz Sharif ka filluar një hetim të menjëhershëm në lidhje me këtë vrasje, raporti i të cilit do të dalë brenda dy ditësh.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.