Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pakënaqësi qytetare me zgjerimin e hyrjes në Ferizaj (VIDEO)

NULL NULL
25.06.2025 20:30

Disa biznese në Ferizaj të mërkurën kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në raport me një projekt të miratuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Bëhet fjalë për punimet për zgjerimin e rrugës nacionale, segmenti N2 i rrugës hyrëse në qytetin e Ferizajt, raporton Klan Kosova.

Implementimi duket se u bë fshehtas, larg syve e veshëve të pronarëve atje.

Për këtë çështje janë dërguar edhe dy peticione e ankesa të panumërta që deri tash s’kanë marrë përgjigje.

Aty ka edhe mospërputhje të hapësirës grafike me atë tekstuale. Për këtë tashmë është filluar me hapat ligjorë.

Njëra padi është kundrejt Qeverisë së Kosovës për vendimin preliminar të datës 31 janar në lidhje me shpronësimin për interes juridik.

Nga Ministria nuk është pranuar përgjigje në raport me ankesat e protestuesve. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.