“Pak para luftës e kanë rrahur aq shumë, si të burgosur politik”, Dafina rrëfen historinë e të atit (VIDEO) NULL NULL 03.02.2023 20:39 03.02.2023 20:39 Banorja e Big Brother VIP Kosova, Dafina ka rrëfyer një histori të trishtë familjare në një bisedë e sipër më Artën. Ajo ka thënë se në periudhën pak para fillimit të luftës regjimi serb i asaj kohe i kishte rrahur babain në mënyrë të frikshme. “Kur ja nisi ajo tollovia e luftës, ku e kanë zënë e kanë mbytur duke e rrahur sepse ata e kanë ditur saktësisht. Unë kam qenë në vit të parë në shkollë të mesme, kur erdh në atë kohë pak para luftës, ta kishe parë i zi dhe i verdhë në tërë trupin. E patën qitë shumë gazeta aso kohe”, ka thënë pos tjerash Dafina. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.