Pak orë pasi Izraeli sulmoi Iranin, çmimi i Bitcoinit ra për 3.1% në 24 orët e fundit NULL NULL 13.06.2025 05:59 13.06.2025 05:59 Në orët e para të së premtes, Izraeli e ka sulmuar Iranin, duke shënjestruar programin bërthamor dhe drejtues të lartë ushtarakë. Disa orë pas sulmeve izraelite, kriptovaluta më e madhe, Bitcoin, ka pësuar rënie të çmimit prej 3.1 për qind në 24 orët e fundit. Rënie më të madhe se Bitcoini ka pësuar edhe kriptovaluta tjetër, Etherum, e cila në 24 orët e fundit e ka rënien 8.9 për qind, njofton Klankosova.tv. Si pasojë e sulmeve izraelite i vrarë ka mbetur Gardës Revolucionare të Iranit, Hossein Salami dhe ish-kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Fereydoon Abasi. Izraeli ka paralajmëruar se sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, teksa Irani ka paralajmëruar se Izraeli do të përballet ndëshkim të ashpër. Çmimi i disa prej kriptovalutave në “Coincapmarket” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Qeverisë dhe ZRrE-së i kërkohet shtyrja e afatit të daljes në tregun e lirë të energjisë 2 weeks