Pak orë para nisjes së Euro 2024, ministrat kosovarë i mposhtin diplomatët në ndeshje miqësore NULL NULL 14.06.2024 18:44 14.06.2024 18:44 Ministrat kosovarë dhe diplomatët duke pozuar në një fotografi të përbashkët Pak orë para nisjes së Kampionatit Evropian, diplomatë që shërbejnë në Kosovë kanë zhvilluar një ndeshje miqësore me ministra të qeverisë kosovare. Siç shkruan ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, këtë herë ndeshjen fatkeqësisht e humbën. “Duke u ngrohur për Euro2024, Trupi Diplomatik u angazhua në një ndeshje miqësore me Qeverinë kosovare(dhe humbi fatkeqësisht) Mjeshtëri e shkëlqyer sportive në fushë me shumë ambasadorë dhe ministra që shkelin topin. Vitin tjetër, ne do të fitojmë”, shkroi Rohde në rrjetin e tij social në X. Në lidhje me këtë ngjarje ka shkruar edhe ambasadori i BE-së në Kosvoë, Tomas Szunyog, i cili potencoi se kjo përballje u dha një frymë pozitive për t’u bërë gati për Euro 2024. Ai falënderoi ambasadën e Suedisë dhe ambasadën e Shqipërisë në Kosovë për iniciativën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.