Pak kush e di pse tifozët e Interit e urrejnë kundërshtarin e sotëm NULL NULL 30.09.2025 11:40 30.09.2025 11:40 Rrethi i dytë i fazës së parë në Ligën e Kampionëve, vë sonte përball finalistin e ediconit të kaluar, Interin dhe Slavia Pragën. Ndonëse duket si një ndeshje e rëndomtë, ku italianët konsiderohen favoritë ndaj çekëve, ky duel ka diçka më të madhe brenda vetës, për çka “vuajnë” tifozët zi-kaltër tash e 87 vjet, njofton Klankosova.tv. Është pikërisht kjo skuadër nga kryeqendra e Çekisë, e cila ia ka shkaktuar “Nerazzurëve” humbjen më të thellë në histori, sa i përket garave ndërkombëtare. Në vitin e largët, 1938, përballja mes këtyre dy ekipeve, kishte përfunduar me rezultat 9-0. Anise gati nëntë dekada janë rrumbullakuar nga ai vakt, në qytetin e Milanos, sonte fansat e 20 herë kampionit të Italisë, duan “shkatërrimin” e kundërshtarit. Ballafaqimi ndërmjet Interit dhe Slavia Pragës, zhvillohet në stadiumin “Giuseppe Meazza – San Siro”, me fillim në orën 21:00, kurse për shikuesit e Kosovës, shfaqet drejtpërdrejt në kanalin Sport 2, të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion. Komentator: Andi Shabani!