Pahori e konfirmon: Dua të zëvendësoj Lajçakun për dialogun Kosovë-Serbi NULL NULL 10.04.2024 18:55 10.04.2024 18:55 Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor. Foto nga arkivi / AP Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka konfirmuar për agjencinë sllovene të lajmeve STA se është i interesuar për pozicionin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në të cilin ai do të pasonte Miroslav Lajçakun, mandati i të cilit përfundon në gusht. Gazeta sllovene “Delo” raportoi dje se ish-presidenti i Sllovenisë mund të jetë i dërguari i ri i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, dhe Borut Pahor e konfirmoi këtë sot, transmeton Klankosova.tv. Ai i tha agjencisë STA se është i interesuar të zëvendësojë Lajçakun. Paraprakisht, kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, ka deklaruar se e mbështet pa kushte Pahorin në kandidaturën e tij për postin e Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialog dhe ka shtuar se për këtë muajin e kaluar ka zhvilluar bisedime të shumta bilaterale me liderët e vendeve evropiane, si dhe me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian. Mbështetje për këtë detyrë, Pahorit i ka dhënë edhe ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon. I dërguari special, i cili përveç dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, merret edhe me çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, propozohet nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme. Këtë detyrë e ushtron Josep Borrell, dhe vendimin përfundimtar e merr Këshilli i BE-së ose shtetet anëtare. Pahor është i njohur për avokimin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, por edhe për faktin se insistoi në përmbushjen e marrëveshjeve të Brukselit dhe formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Nga viti 2012 deri në vitin 2022, ai ishte president i Sllovenisë, dhe së fundi me ish-shefen e tij të kabinetit, Alja Brglez, themeloi Institutin e Miqve të Ballkanit Perëndimor (FOVB), qëllimi i të cilit është të promovojë dialogun, pajtimin, zgjidhjen paqësore të çështjeve të hapura, zhvillimin ekonomik dhe integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandiq dridh Serbinë: Studentët të vendosin lule në Batajnicë, ku kishte varreza masive me shqiptarë (VIDEO) 35 minuta më parë
Kino dhe Teatër Java e Kulturës së Kosovës në Berlin, Ajeti: Akt i kujtesës për viktimat dhe të zhdukurit 3 orë më parë