Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Padrejtësitë e Gjykatës Speciale – Ismail Tasholli sot në ‘DPT te Fidani’

NULL NULL
12.06.2025 15:42

Të enjten në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar do të jetë Ismail Tasholli nga “Liria ka emër”.

Në emisionin e sotëm do të diskutohet për shkeljet e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës që aktualisht po mbahen në Hagë.

Gjithashtu, në pjesën e intervistës kryesore Tasholli do të shpalos kërkesat dhe hapat tjerë që do të ndërmarrë platforma “Liria ka emër” lidhur me padrejtësitë e kësaj gjykate.

Çfarë padrejtësi po iu bëhen ish-krerëve të UÇK-së në Hagë?

A po heshtin institucionet e Kosovës karshi kësaj?

Çka duhet të bëjnë institucionet e vendit në raport me Gjykatën Speciale?

Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.