Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Padia ndaj ZRrE-së, si shkoi seanca në Supreme? (VIDEO)

NULL NULL
05.11.2025 12:38

Sot në Gjykatën Supreme është mbajtur seanca që lidhet me padinë e iniciuar nga Oda Ekonomike e Kosovës ndaj ZRrE-së, për rastin e tregut të lirë të energjisë.

Këtë seancë nga afër e ka përcjellë gazetarja e Klan Kosovës, Sala Gashi e cila përmes një lidhje direkte ka dhënë detaje rreth zhvillimeve gjatë saj.

“Këtu ishte i pranishëm edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna bashkë me kryetarin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Zejnullahu, të cilit iu parashtrua edhe ankesa nga avokati i Odës Ekonomike të Kosovës, duke thënë se krejt ky vendim është marrë në kundërshtim me Ligjet e Kosovës dhe se po i dëmton shumë bizneset, të cilat kanë dalë detyrimisht në tregun e lirë”.

“Kjo u kundërshtua menjëherë nga përfaqësuesi ligjor i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymeridin Misini, i cili tha se ku vendim është marrë në përputhje me Ligjet e Kosovës, e poashtu edhe me Ligjet evropiane, e që ky vendim është dashur të merret që nga viti 2016, por që një gjë e tillë është vonuar dhe kur ZRrE e ka parë që kriteret dhe kushtet janë plotësuar, atëherë është marrë edhe vendimi për daljen në tregun e lirë të 1 mijë e 300 bizneseve”, u shpreh gazetarja Gashi./Klankosova.tv

lajme të ngjashme