Pacquiao: Unë jam fituesi NULL NULL 03.05.2015 10:12 03.05.2015 10:12 Manny Pacquiao: Mendova se kisha fituar. Ai nuk bëri asgjë, thjesht lëvizi në cepat e ringut. E kisha në duart e mia shumë herë dhe mendoj se jam unë fituesi i kësaj sfide Boksieri filipinas, Manny Pacquiao, është shprehur i zhgënjyer, por edhe mjaft krenar për ndeshjen e humbur në Las Vegas, kundër Floyd Mawyeather. “Zhvillova një ndeshje të mirë dhe mendova se kisha fituar. Ai nuk bëri asgjë, thjesht lëvizi në cepat e ringut. E kisha në duart e mia shumë herë dhe mendoj se jam unë fituesi i kësaj sfide”. “Nuk është e lehtë kur kundërshtari lëviz shumë dhe je i detyruar ta sulmosh. Unë isha në gjendje të menaxhoja fuqinë e tij. Kam parë kundërshtarë edhe më të fortë”. Kjo ndeshje mund të rezultojë vendimtare për vendimin që do të marrë filipinasi, i cili mund të kërkojë një ndeshje tjetër, por nuk përjashtohet mundësia që ai të angazhohet me kohë të plotë në politikë për të hedhur bazat e kandidaturës së tij për president në Ishujt Filipine pas 4 vjetësh. Ndërkohë, menjëherë pas kësaj sfide kanë reaguar disa nga emrat më të mëdhenj të boksit profesionist. Oscar De La Hoya e cilësoi një turp atë çfarë u shfaq në arenë duke u kërkuar falje fansave të vërtetë të këtij sporti. Ndërkohë Amir Khan uroi Mayweather për përformancën e treguar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.