Pacquiao rikthehet në ring pas katër vjetësh, por pa sukses NULL NULL 20.07.2025 12:24 20.07.2025 12:24 Manny Pacquiao, është kthyer në ring pas një mungese prej katër vjetësh. Boksieri filipinas, u ballafaqua mbrëmë me Mario Barrios, kampionit në fuqi të peshave të lehta në WBC. Por, meç rikthyes për Pacquiaon, nuk doli të ishte dhe aq i suksesshëm, transmeton Klankosova.tv. Lufta zhvilluar në Las Vegas, përfundoi baraz. 46 vjeçari dështoi ta fitonte titullin, vendim ky i cili u pa me dëshprim nga të pranishmit dhe ishte fishkëllyer nga 13 mijë e 107 spektatorët në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas. Pas meçit ai u pyet në konferencën për shtyp për një rimeç me Barriosin apo edhe me rivalin e tij, Floyd Mayweather. “Pas katër vitesh pa boksuar, jam i kënaqur me performancën time, por nuk jam i kënaqur me kombinimet e mia. Duhet të kisha hedhur më shumë grushte, të kisha qenë më agresiv”, u shpreh ai.