Pacolli, VV: Politikanët e të shkuarës i jepnin Serbisë, tash ne nuk i japim asgjë NULL NULL 28.02.2023 09:26 28.02.2023 09:26 Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar pas takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Sipas saj, Kurti është i vetmi që “detyroi Serbinë ta njohë pasaportën e Kosovës”, përcjell Klankosova.tv. “A më thotë dikush se kush është njeriu që e detyroi Serbinë që t’ia njohë Republikës sonë pasaportën, e cila është dokumenti simbolik më i rëndësishëm i një shteti të pavarur në marrëdhëniet me jashtë? Natyrisht, Kryeministri Kurti. Politikanët e së shkuarës vetëm i jepnin Serbisë; tash jetojmë në kohë kur Serbisë nuk i japim më asgjë. Nga negociata për çështje të brendshme tash bëjmë negociata për pranim të shtetësisë e raporte të barabarta në marrëdhëniet ndërkombëtare”, shkruan Pacolli në Facebook. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.